Frikë nga kthimi i xhihadistëve në Ballkan: 'Vritini myslimanët e moderuar para grave dhe fëmijëve'

Frikë nga kthimi i xhihadistëve në Ballkan: 'Vritini myslimanët e moderuar para grave dhe fëmijëve'

08:50, 15/08/2017
A+ Aa A-

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Xhihad vajtje ardhje” (14.08) i kushton vëmendje frikës nga kthimi i luftëtarëve që kanë shkuar të luftojnë për të ashtuquajturin “Shteti Islamik” në vendet e Ballkanit.

Prej vitesh shtohen në Ballkan tendencat që e bëjnë të dukshëm kthimin e islamit tradicional, shkruan FAZ. Një shenjë për këtë janë xhamitë jashtë ndikimit të bashkësisë fetare myslimane, ku predikohet një islam radikal.

“Disa nga këto shërbejnë edhe si qendra rekrutimi për luftëtarët e IS-it dhe femrat, nuset e luftëtarëve që i bashkohen ‘Shtetit Islamik’… kjo nuk shqetëson vetëm vendet ballkanike. Kur vetë vendet perëndimore me institucione efektive zor se e dinë se çfarë ndodh në xhamitë e tyre, atëherë kjo vlen më shumë për vendet e Ballkanit me administratë të dobët”.

Po pas burgut ç’ndodh me xhihadistët?

Shqetësim ka ngritur edhe një artikull plot urrejtje i botuar në numrin e korrikut të revistës “Rumiyah” të IS-it, botimi në gjuhën boshnjake. Aty bëhet thirrje për të vrarë myslimanët e moderuar dhe myftinjtë e tillë para grave dhe fëmijëve të tyre. FAZ citon artikullin ku thuhet “se ne betohemi tek Allahu, se Allahu nuk vlerëson gjë tjetër më shumë, se të vrasësh ata që e kanë deformuar besimin e tij dhe duan ta shkatërrojnë nga brenda islamin”.

Paralajmërime të tilla shqetësojnë autoritetet edhe sepse një pjesë e xhihadistëve është kthyer në vendet e Ballkanit, shkruan FAZ.

“Proceset gjyqësore në Kosovë, Serbi, Bosnje kanë përfunduar vërtet me dënime të larta. Por ekspertët e sigurisë vërejnë se nuk është bërë asgjë për të penguar radikalizimet e të burgosurve të tjerë. Po ashtu nuk ka asnjë koncept për një mbikëqyrje të efektshme të terroristëve të liruar nga burgu apo programe risocializimi”. /DW/.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco