Daçiç: Zgjidhja e konfliktit serbo-shqiptar të bëhet me kompromis historik

Daçiç: Zgjidhja e konfliktit serbo-shqiptar të bëhet me kompromis historik

08:10, 15/08/2017
A+ Aa A-

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, njëherësh aleat kryesor i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka sugjeruar kompromis për ta përfunduar konfliktin për Kosovën.

Duket se Kosova do të jetë njëra nga çështjet kryesore në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian.

“Të gjithëve u duhet zgjidhja e përhershme e konfliktit serbo-shqiptar, e te ai mund të arrihet vetëm me marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve, ku secili do të fitonte dhe humbte diçka”, shkruan Daçiç në një artikull autorial të botuar sot në të përditshmen beogradase, Veçernje Novosti.

“Kjo është ideja e kompromisit historik dhe e të drejtës etnike”, shkruan Daçiç dhe shpjegon kjo është “ideja e caktimit të kufijve në atë që është serbe dhe shqiptare dhe normalizimi i raporteve tona, sigurimi i trashëgimisë ortodokse serbe me formimin e bashkësive të pavarura të manastireve sipas një modeli grek, pastaj Bashkësia e komunave serbe për serbët në jug, kompensimi financiar për pasurinë e uzurpuar shtetërore dhe private”.

Zoti Daçiç, këtë artikull e ka shkruar në periudhën kur para një kohe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është angazhuar për një dialog të brendshëm lidhur me Kosovën.

“Ky është propozim imi, i bazuar në dëshirën që serbët të fitojnë diçka ndërsa kohë ka shumë pak”, shkruan pos tjerash, Ivica Daçiç, dhe thekson se për “betejat utopike paraprakisht të humbura ose për tezën se Kosova është e humbur për Serbinë, ka kohë sa të doni”.

Daçiq thekson se “propozimi im është i vetmi real dhe i vetmi në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe i vetmi që shpejtë mund të realizohet”./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco