16 vite nga Marrëveshja e Ohrit, flet prof. Zhuta: Thelbi i këtij traktati u lajthit

16 vite nga Marrëveshja e Ohrit, flet prof. Zhuta: Thelbi i këtij traktati u lajthit

08:35, 12/08/2017

Fryma e Marrëveshjes së Ohrit u lajthit, u dështua gati krejtësisht, thonë njohësit e mirë të çështjeve politike në Maqedoni duke folur mbi Marrëveshjen e Ohrit me rastin e 16 vjetorit të nënshkrimit të saj.

"Nuk dua të them se për kaq shumë kohë që kur u arrit një marrëveshje mes shqiptarëve e maqedonësve pas një konflikti të armatosur në vitin 2001 gati s'u realizua gjë, por gjithsesi se thelbi apo fryma e këtij "traktati" u lajthit, u dështua gati krejtësisht. Për të gjitha këto vite, subjektet politike shqiptare,më shumë u muaren me interesat klanore e individuale se sa me ato kombëtare e përmbajtësore dhe këte duhet thëne hapur e troç. Për të gjitha këto dikush duhet qartë të prononcohet dhe ta marrë përgjegjsinë", thotë për Zhurnal.mk Sabaudin Zhuta, profesor universiteti dhe anëtar i Senatit të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup. 

Detajet nuk do i prek, shton ai, por ky është një realitet i hidhur që na kanë cunguar perspektivat e duhura të popullatës sonë në Republikën e Maqedonisë dhe pse jo edhe më gjërë.

"Politikbërja është art i të mundshmes dhe mençuri e veprimeve. Né këtë nuk e shijuam, sadoqë dikush gjen justifikime të pjesshme. Shum gjëra mbetën jashta kësaj marrëveshtje, shumë aspekte substanciale u ndrydhën fare. Kam drojën dhe ndjenjen e pandehjes se ky avaz do na përcjell edhe në të ardhmen. Nuk parapëlqej premtimet, intelektualët e mirëfilltë e me një bagazh që kanë, nuk shoh se po përfshihen në proceset e këshilldhënies ose ekzekutives. Sidoqoftë, na duhet të jemi unik në veprime dhe konstruktiv përball pales maqedonase dhe faktorit ndërkombëtar! Përndryshe përsëri do ngelim "të lagur", nënvizon profesor Zhuta.

Parimet themelore te Marreveshjes se Ohrit

1. Nderrimi i pushteteve vetem permes zgjedhjeve te lira dhe demokratike

2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonise.

3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase

4. Ndertim i shtetit demokratik

5. Zhvillimi i pushtetit vendor

Permbajtja e Marreveshjes se Ohrit

1. Ndërprerja e armiqësive

2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

3. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4. Perfaqesim ne gjyqesor ne propocion me popullsine

5 Gjuhe zyrtare eshte edhe gjuha amtare kur popullata eshte mbi 20%

6 Shprehja e identitetit (perdorimi i simboleve te bashkesise ne zonat ku ata perbejne shumicen). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment