Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Donald Trump falënderon Isa Mustafën për urimin e 4 Korrikut

Donald Trump falënderon Isa Mustafën për urimin e 4 Korrikut

08:57, 27/07/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka falënderuar kryeministrin e Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, për urimet që ia kishte dërguara me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Nsë falënderimin e presidentit Trumo, të cilin e ka shpërndarë Zyra e Kryeministrit Mustafa, thuhet se 4 Korriku është edhe një rast për thellimin e marrëdhënieve të SHBA-së me aleatët e saj në botë.

“4 Korriku na jep mundësinë për të shikuar prapa, jo vetëm në historinë tonë, por edhe marrëdhëniet  tona me aleatët nëpër botë, - përcjell Illyria. - Ne jemi krenarë për trashëgiminë tonë, të bazuar në idealet e mishëruara në Deklaratën tonë të Pavarësisë, duke përfshirë të drejtën e të gjithëve për jetë, liri dhe për të ndjekur lumturinë.

Ne nderojmë trimat, burra dhe gra, të cilët luftuan dhe ende i mbrojnë edhe sot vlerat tona amerikane. Ndërkohë që ne reflektojmë rreth sakrificave të bëra përgjatë historisë sonë për të mbrojtur këto liri, ne po ashtu angazhohemi për Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe një botë më të sigurt e prosperuese”, shkruan Trump, në letrën dërguar Kryeministrit Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco