Bankomati i parë i monedhës virtuale mbërrin në Kosovë

Bankomati i parë i monedhës virtuale mbërrin në Kosovë

14:17, 19/07/2017
A+ Aa A-

Bankomati (ATM) i parë i monedhës virtuale mbërrin në Kosovë, raporton kallxo.com.

Ky është bankomati i parë i monedhës virtuale “Bitcoin” në rajon. Ai është sjellë nga kompania Albvision Ltd.

Kjo kompani ka premtuar se shumë shpejt do të dërgojë bankomate të monedhës virtuale  edhe në Tiranë dhe në Shkup.

Kjo ATM pritet të ofrojë disa prej monedhave virtuale më të përdorura si Ether, Dash, Bitcoin, Doge dhe LiteCoin.

Kosova i bashkohet listës së 57 shteteve të botës, në të cilat operojnë ATM të monedhave virtuale.

Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës e kishte lëshuar një komunikatë përmes së cilës paralajmëronte se përdorimi i parave virtuale në Kosovë nuk është i rregulluar me ligj.

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”, thuhej në komunikatën e BQK-së. (

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco