Aksident në rrugën Resnjë-Ohër, humb jetën 17-vjeçari

Aksident në rrugën Resnjë-Ohër, humb jetën 17-vjeçari

15:15, 06/10/2016
A+ Aa A-

Një 17 vjeçar ka ndërruar jetë një ditë më parë në një aksident rrugor në rrugën magjistrale Resnjë-Ohër, në vendin "Ribnik" në afërsi të fshatit Krushje.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.05 mes një automjeti "Jugo Koral" me targa të Manastirit, drejtuar nga D.S. (20 vjeç) nga fshati Podinio i Manastirit dhe një automjeti "Volksvagen Pasat" me targa të Resnjes, i drejtuar nga L.D (47 vjeç) nga Resnja.

17 vjeçari mësohet se ishte pasagjer në automjetin tip  "Jugo Koral", ndërsa shoferi me inicialet D.S. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Resnjë është transferuar dhe mbajtur për trajtim në Spitalin Klinik-Ohër. Shoferi i automjetit "Pasat" L.D. ka mbetur po ashtu i plagosur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco