Vuçiç në presion, SHBA nuk e do Ministrin e Mbrojtjes, Vulinin

Vuçiç në presion, SHBA nuk e do Ministrin e Mbrojtjes, Vulinin

11:22, 27/06/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç, ndodhet nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nuk e duan Aleksandar Vulinin ministër të Mbrojtjes të Serbisë, shkruan “Novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Sipas “burimeve” të “Novostit” Vulin është halë në sy të SHBA për shkak të retorikës ndaj shqiptarëve e kroatëve si dhe për shkak të lidhjeve të mira që ka me Moskën.

Megjithatë, sipas kësaj gazete, Vuçiq ka vendosur të mos lëshojë pe ndaj presioneve amerikane dhe Vulinit do t’ia besojë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco