Instituti Britanik: Nuk do të ketë luftë në Ballkan, por korrupsion

Instituti Britanik: Nuk do të ketë luftë në Ballkan, por korrupsion

13:13, 26/06/2017
A+ Aa A-

Instituti ndërkombëtar i Londrës për studime strategjike (IISS), ka thënë se pavarësisht nga “zhurma” në Ballkanin Perëndimor në lidhje me një luftë të mundshme, ka vlerësuar së në këtë rajon më së shumti do të ketë korrupsion dhe rënie të ekonomisë.

Analiza thekson se “pavarësisht nga zgjedhja e përsëritur e tendencave autoritare që janë shfaqur në gjithë zonën, mediet shpesh janë nën kontrollin e partisë në pushtet”. Instituti konstaton se “lufta kundër korrupsionit zakonisht shërben për qeverinë e re dhe kundërshtarët e saj, eliminimin e konkurrencës dhe tregojnë se rezultatet politike në luftën kundër korrupsionit janë në rrugën e duhur për t’u bashkuar me BE’në”, transmeton Periskopi.

IISS ka vënë në dukjse se mesazhet e Ambasadorit rus në Maqedoni, nënkuptojnë se rusët tentojnë të “pushtojnë” Ballkanin Perëndimor si dhe “krijimin e një blloku të rajoneve neutrale ose pro-ruse, kurse në anën tjetër ekstremistët myslimanë imponojnë ndikimin e tyre kryesisht në pjesët ku ka më së shumti popullatë të fesë islame”. Mirëpo sipas këtij instituti thuhet se Rusët kanë pësuar dështime në këtë aspekt e sidomos në Maqedoni dhe Mal të Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco