Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Kosovë, deputetët që nuk u rizgjodhën do të paguhen për 12 muaj

Kosovë, deputetët që nuk u rizgjodhën do të paguhen për 12 muaj

11:21, 26/06/2017
A+ Aa A-

Deputetët e Kosovës të legjislaturës së shkuar të cilët nuk janë pjesë e kësaj të radhës do të vazhdojnë të marrin pagën e plotë prej deputeti edhe për 12 muaj të tjerë

Kjo pagë sipas monitoruesit të Kuvendit të Kosovës nga KDI, Albert Krasniqi, njihet si pagë kalimtare e të cilën do të vazhdojnë të marrin edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

“Të gjithë deputetët e legjislaturës së kaluar të cilët nuk gëzojnë të hyra tjera nga buxheti i shtetit, kanë të drejtën e përfitimit të pagës së plotë bazë të deputetit për një periudhë prej 12 muajve, që ndryshe njihet si pagë kalimtare. Kjo bëhet më qëllim të transferimit sa më të lehtë nga jeta politike në jetën private. Për 12 muaj pagën do ta marrin edhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, ndërsa zëvendësministrat për 6 muaj”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco