Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Kurti për shtypin serb: Asosacioni i Komunave vetëm do ta ndante Kosovën

Kurti për shtypin serb: Asosacioni i Komunave vetëm do ta ndante Kosovën

09:12, 26/06/2017
A+ Aa A-

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti thotë se me zbatimin e planit për Asociacionin e Komunave serbe, Kosova do të ndahej në entitetin kosovar dhe në atë serb.

Ai ka thënë se në dialogun e deritashëm në Bruksel nuk i është vënë kurrfarë kushti Beogradit. Sipas tij, dialogu krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në thelb ai vetëm sa thellon ndarjet etnike.

“Ne nuk jemi kundër dialogut, por ne jemi kundër dialogut që Kosovën e shndërron në temë e Serbinë në axhendë”, ka thënë Kurti në intervistën për gazetën e Beogradit “Veçernji novost”, transmeton Koha.net.

Ai thotë po u bë kryeministër i Kosovës, njëri nga prioritetet e tij do të jetë dialogu me serbët e Kosovës, ndërsa partia ed tij për komunat veriore ka një plan me të cilin parashihen masa të kombinuara sociale e ekonomike.

Në pyetjen pse e vë në pikëpyetje legalitetin e AKS-së, Kurti është përgjigjur se AKS ka rënë ndesh me 23 nene të Kushtetueses së Kosovës dhe se Asociacioni është projekt i Beogradit.

“E ka pranuar Qeveria e korruptuar e Kosovës. Me anë të AKS-së do të pasonte federalizmi i Kosovës në entitetin kosovar e në atë serb me ç’rast Serbia nuk e njeh Kosovë shtet sovran”, ka thënë Kurti duke shtuar se në këtë mënyrë Kosova do të shndërrohej në “Bosnjë të dytë”.

Në pyetjen lidhur me ato që gazeta e Beogradi i quan krime të UÇK-së dhe se ato përgjigjen përgjegjësit, Kurti thotë se nuk beson që UÇK të ketë bërë krime, por beson se ka pasur individë që janë fshehur pas emrit të saj.

Ai mendon se pas UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës dhe EULEX-it, Kosovës i duhet drejtësia universale e jo gjykata shtesë si ajo e sapoformuara, Gjykatë Speciale.

Albin Kurti mendon se Kosovës i duhet Ushtria për paqe në përpjesëtim me numrin e popullatës, përkatësisht që në radhët e policisë e të ushtrisë të jenë gjithsej 18 mijë deri në 20 mijë pjesëtarë./Koha.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco