Prishtina, edhe dy linja të tjera ajrore direkte, për në Finlandë e Suedi

Prishtina, edhe dy linja të tjera ajrore direkte, për në Finlandë e Suedi

10:59, 24/06/2017
A+ Aa A-

Shqiptarët që jetojnë në Finlandë e Suedi, tashmë kanë mundësi që të udhëtojnë më lehtë për në Kosovë, pasi janë vendosur linjat e fluturimit direkt. 

Tashmë është përuruar fluturimi i parë Helsinki-Prishtinë-Helsinki i kompanisë ajrore “Norwegian Air”. Mësohet se kjo linjë do të jetë gjatë gjithë sezonit.

Gjithashtu është lëshuar edhe një linjë e re. Linja Goteburg-Prishtinë-Goteburg do të shërbehet po ashtu nga “Norwegian Air” dhe do të operohet me frekuencë prej një herë në javë gjatë gjithë sezonës së lartë verore, njofton albinfo.ch.

Fluturimet janë planifikuar të realizohen me aeroplanë të tipit Boeing 737-800, me kapacitet prej 186 ulësesh.

Kjo kompani fluturon në më shumë se 140 destinacione në botë dhe është e pranishme në Prishtinë për shumë vite me shërbime ajrore në disa destinacione.

Po ashtu, aeroporti “Bodensee Airport” në Friedrichshafen nga 24 qershori do të ketë edhe linjën e rregullt të fluturimeve për në Prishtinë. Reisebüro Prishtina do të lidhë një herë në javë aeroportin më jugor të Gjermanisë me Prishtinën, Kosovën, bëhet e ditur në një komunikatë të aeroportit.

Për banorët e Zvicrës lindore, shfrytëzimi i kësaj linje shihet si një alternativë e mirë për aeroportin e Cyrihut, pasi që qyteti gjerman Friedrichshafen për ta është më afër se Cyrihu, shkruan albinfo.ch.

Fluturimet nga ky aeroport drejt Kosovës do të bëhen ditëve të shtuna, me nisje nga ora 14.40. Aterrimi në Prishtinë do të jetë në orën 16.40. Nga ana tjetër, fluturimet nga Prishtina drejt aeroportit gjerman do të bëhen po ashtu të shtunave, me nisje në orën 11.40 dhe me aterrim në orën 13.40 në Friedrichshafen, transmeton albinfo.ch.

Njëherë për njëherë kjo linjë është paraparë të mbahet deri nga mesi i shtatorit të këtij viti. Fluturakja që do të mbajë linjën është një Boeing 737, njofton aeroporti.

Nga Aeroporti “Bodensee Airport” tashmë mbahen tri linja për destinacionet ballkanike: për Beograd, Tuzla dhe Shkup. Prishtina përbën destinacionin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco