Analistët në 'Arena': Shqiptarët të zhgënjyer në Prokuroria Speciale

Analistët në 'Arena': Shqiptarët të zhgënjyer në Prokuroria Speciale

04:18, 24/06/2017
A+ Aa A-

Për gjithë këtë periudhë që u soll ligji për Prokurorinë Speciale Publike, ne jemi dëshmitarë se kjo prokurori nuk ngriti asnjë nga çështjet të cilët prekin shqiptarët. Kështu tha analisti politik Qashif Bakiu në emisionin Arena, duke shtuar se kjo ka bërë që shqiptarët të dëshpërohen nga Prokuroria Speciale. Ai tha se edhe po t’i vazhdohet mandati PSP, nuk është më bindësi se do të merret me rastet që i tangojnë shqiptarët. Rasti Monstra, thotë ai,  do të duhej të ishte Mostra se si Prokuroria Speciale e rikthen  besimin e qytetarëve tek drejtësia.

“ Për ne shqiptarët në Maqedoni shumë pak është e rëndësishme nëse Lube Boshovski ka financuar në mënyrë transparente ose jo partinë e tij. Për ne shqiptarë në Maqedoni me rëndësi  është se ka djem të dënuar me burgim të përjetshëm, ka djem të ri të cilët u plakën shkaku i këtyre vendimeve të montuara. Për ne shqiptarë është e rëndësishme se këtyre qytetarëve ju mohohet liria”, ka deklaruar Qashif Bakiu, analist politik.

Nga ana tjetër Ismet Ramadani tha se është e vërtet se qasja ndaj asaj që është drejtësi edhe më tutje kur janë në pyetje shqiptarët kriteret nuk janë të njëjta.

“ Rasti i Lube Boshkovskit që e përmendet. PSP rastin e Lubes e paraqiti në mënyrë dramatike, me pompozitet dhe dramë e madhe. Diçka shumë punë e keqe, nëse e marrish për kë bëhet fjalë dhe e kaluara e tij, dhe veprimet e tij, atëherë krejt këtë e krahason me rastin Monstra ose Kumanova, ajo është diçka e perëndishme në krahasim me këto raste”, tha Ismet Ramadani, analist politik.

Ai shtoi se nëse kështu vazhdon atëherë do të ketë reaksion tek shqiptarët se tek ata drejtësia nuk po vije.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco