Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Minxhozi: Kosova i bën zgjedhjet më mirë se Shqipëria

Minxhozi: Kosova i bën zgjedhjet më mirë se Shqipëria

02:24, 24/06/2017
A+ Aa A-

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se procesin zgjedhor, në tërësinë e tij, Kosova e organizon më mirë se Shqipëria.

Duke komentuar zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, të cilat ai ka deklaruar të jenë fort të rëndësishme për rrugën europiane, ai ka nënvizuar se Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si Kosova i bën zgjedhjet, njofton Klan Kosova.

“Në Kosovë është një atmosferë më e qetë. Një gjuhë më e moderuar e politikanëve. Ndërsa në Shqipëri, klima, temperatura është më e lartë. Është shumë e rëndësishme në Kosovë që kontestimet për procesin zgjedhor kanë qenë pothuaj të pallogaritshme. Klima e përgjithshme ka qenë pozitive. Të gjitha partitë politike, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve njohën procesin dhe rezultatin. Mund të themi që Kosova zhvilloi një proces zgjedhor të mirë. Shqipëria mund të mësojë nga mënyra si i bën zgjedhjet Kosova”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco