Han të hënën në Shkup, takime me kryeministrin dhe liderët politik

Han të hënën në Shkup, takime me kryeministrin dhe liderët politik

00:50, 24/06/2017
A+ Aa A-

Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim Johanes Han, sipas paralajmërimeve të hënën do të arrijë në Shkup për të bisedar rreth planeve për reformat e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Nga Komisioni Evropian sot njoftuan se është paraparë që Han gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues tjerë të Qeverisë së re de me liderët e tjerë politikë në vend.

“Me përkrahjen e vazhduar të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve mirë të administruara dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e re, së basku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që të kthehet vendi në rrugën drejt integrimit në BE. Reformat duhet të bëhen që të përmirësohen jetët e njerëzve, të punohet për stabilitet, prosperitet dhe drejtësi. Grupi i obliguar i ekspertëve të lartë të pavarur për sundimin e së drejtës, i udhëhequr nga Rajnhard Pribe është veçmë në vend që t’i ndihmojë dhe ta këshillojë Qeverinë e re për çështje të sundimit sistematik të së drejtës”, deklaroi komisari Han para ardhjes së tij në Maqedoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco