Reagon BESA: Institucionet të marrin masa për ujin në Rramanli

Reagon BESA: Institucionet të marrin masa për ujin në Rramanli

00:20, 24/06/2017
A+ Aa A-

Lëvizja Besa, Dega Kumanovë shpreh shqetësimin për banorët e fshatit Rramanli të cilët gati një muaj përballen me mungesë të ujit. Sipas tyre fatkeqësisht edhe në shekullin 21 vendbanimet e banuara me popullatë shqiptare ballafaqohen me probleme elementare të jetesës, por kjo gjendje thonë ata është shkaktuar nga politikanët dhe funksionarët e pa përgjegjshëm të cilët kanë qenë në pushtet gjatë këtyre 16 viteve.

Kryetar i Lëvizjes Besa dega Kumanovë, Shenur Osmani thotë se ata kërkojnë nga institucionet kompetente për një zgjidhje afatgjate të këtij problemi të  kamotshëm të banorëve, duke shtuar se ata si Lëvizje Besa do të ju ofrojnë mbështetje të vazhdueshme banorëve të fshatit Rramanli në të gjitha iniciativat që do t’i ndërmarrin.

“Kërkojmë urgjentisht nga ndërmarrja publike për furnizim me ujë “Vodovod”, si ndërmarrje kompetente ta merr në menaxhim institucional, rrjetin ujor të Rramanlisë dhe të bëjë një zgjidhje afatgjate të këtij problemi. Poashtu bëjmë kërkesë deri tek EVN e cila është komptente për furnizim me rrymë të trafave si dhe të bëjë sigurim fizik të të njëjtës, në mënyrë që të mos dëmtohet për arsye se është element për mbushjen e pompave me ujë”, ka deklaruar Shenur Osmani, kryetar i Lëvizjes Besa, dega Kumanovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco