Deklarata bombë e Albinit: Nëse zgjidhem kryeministër do të bëj referendum, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Deklarata bombë e Albinit: Nëse zgjidhem kryeministër do të bëj referendum, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

13:20, 23/06/2017
A+ Aa A-

Pavarësisht se e shmangu gjatë fushatës elektorale, tani që në Kosovë zgjedhjet janë mbyllur Albin Kurti i është rikthyer idealit të tij të hershëm për një bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Kurti ka folur edhe rreth situatës në Kosovë pas zgjedhjeve dhe për suksesin që Lëvizja Vetëvendosja ka arritur. Ai ka theksuar se Vetëvendosja si forcë e parë që ka dalë në këto zgjedhje ka të drejtën dhe mundësinë reale për të krijuar qeverinë në Kosovë.

I pyetur se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës a do të kërkojë bashkimin me Shqipërinë, Kurti nuk i është shmangur synimit të tij politik të hershëm duke theksuar, se do t’i japë qytetarëve të Kosovës të drejtën për të vendosur me referendum për të gjitha çështjet madhore, përfshirë edhe bashkimin me Shqipërinë. Për sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri Kurti nuk ka dashur që të shprehë preferenca specifike.

“Cilado që të jetë qeveria e ardhshme e Shqipërisë, ne do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të. Raportet me të gjithë drejtuesit e partive politike kryesore i kemi shumë të mira. Sigurisht, ne jemi një forcë me orientim të majtë, socialdemokrat, megjithatë nuk na takon të përzihemi në fushatën zgjedhore për t’i treguar votuesit të Shqipërisë se cilën parti të zgjedhin. Jam i bindur se edhe në Shqipëri masa më e madhe e votuesve do të votojnë me idealizëm, për forcim e përparim të shqiptarëve në Ballkan, për zhvillim ekonomik që sjell punësim si edhe për drejtësi në shoqëri e në institucione”, deklaron ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco