LDK i ‘shkel syrin’ Vetëvendosjes: Kemi shumë të përbashkëta

LDK i ‘shkel syrin’ Vetëvendosjes: Kemi shumë të përbashkëta

16:24, 21/06/2017
A+ Aa A-

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, duke e komentuar ftesën e Vetëvendosjes për takime para certifikimit të zgjedhjeve dhe shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim, tha se këto dy parti i lidh qëllimi për ndryshime në vend.

Haziri në një prononcim për Telegrafin tha se LDK dhe Vetëvendosje kanë disa të përbashkëta, si legjitimiteti politik, programi kombëtar për bashkëpunim me shtetin amë si dhe qëllimi për ndryshime.

Sa i përket mandatarit për të themeluar Qeverinë, Haziri tha se ata që i kanë numrat në Kuvendin e Kosovës, duhet ta formojnë Qeverinë.

“Unë konsideroj që tri partitë janë në lojë për ta formuar qeverinë: VV, LDK dhe AAK. Ndonëse, formalisht zgjedhjet i ka fituar koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN)”, theksoi Haziri.

Ai ka folur edhe për mundësinë që dikush prej deputetëve të koalicionit LDK-AKR-AA, të kaloj te PAN-i, për t’i bërë numrat për themelimin e Qeverisë. Sipas tij, deri tani “të gjithë ata janë unik dhe janë duke vepruar bashkë”.

“Koalicioni i ka tashmë edhe zyrtarisht 30 deputetë, derisa vetëm LDK-ja i ka 24 prej tyre”, ka shtuar Haziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco