Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Zgjedhje lokale në vjeshtë

Zgjedhje lokale në vjeshtë

11:11, 21/06/2017
A+ Aa A-

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti. Gjatë një takimi konsultativ që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi me përfaqësuesit e subjekteve politike, kryesisht u propozua data 22 tetor për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e partive politike kanë preferuar që zgjedhjet komunale të mbahen brenda afatit kushtetues dhe, siç u tha, “mundësisht në një mot sa më të mirë, për të mos hyrë në stinën e dimrit”.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 38 komunat e Kosovës. Ato pritet të prodhojnë kryetarët e rinj të komunave dhe përbërjet e reja të asambleve komunale, shkruan REL.

Viti 2017, po cilësohet si vit i zgjedhjeve në Kosovë. Më 11 qershor, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga të cilat pritet që të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës i cili më pas pritet ta votojë edhe formimin e Qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco