Thaçi: Sonte është festa e futbollit, shihemi në Shkodër!

Thaçi: Sonte është festa e futbollit, shihemi në Shkodër!

14:01, 06/10/2016
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të ndjekë sonte ndeshjen e ekipit të Kosovës me Kroacinë në stadiumin "Loro Boriçi" të rikonstruktuar të Shkodrës dhe këtë e ka konfirmuar vetë:"Sonte është festa e futbollit. Shihemi në Shkodër!". ka shkruar ai në Fb.

Thaçi ndodhet në Shqipëri prej dy ditësh, në një vizitë të parë zyrtare të tij si President i Kosovës.

Ai ka dhënë një intervistë për CNN ku ka vlerësuar ndër të tjera se "Kombëtarja e Kosovës dhe sportistët tanë të talentuar janë duke e përshpejtuar ecjen tonë si shtet i ri drejt skenës ndërkombëtare. Një medalje e armë olimpike dhe debutimi në kualifikimet për Kupën e Botës ishin një fillim i përsosur për ne.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco