300 milionë euro, pasuria e politikanëve kosovarë

300 milionë euro, pasuria e politikanëve kosovarë

09:08, 15/06/2017

Pasuria e kabinetit qeveritar, si dhe e 120 deputetëve të Parlamentit të Kosovës vlerësohet rreth 300 milionë euro. Vetëm zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka deklaruar pasuri në vlerë prej 106 milionë eurosh, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Pothuajse çdonjëri nga 120 deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës ka pasuri milionëshe, duke përfshirë këtu patundshmërinë e deklaruar, si dhe depozitat e majme që i mbajnë në sistemin bankar.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë të publikuar dje nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), gazeta “Zëri” ka bërë një kalkulim të pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, e cila rezulton të jetë rreth 300 milionë euro.

Më i pasuri nga të gjithë politikanët është zëvendëskryeministri në largim Ramiz Kelmendi, i cili ka deklaruar aksione në rrjetin e supermarketeve “ETC”, që vlejnë hiç më pak se 106 milionë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi dy shtëpi në vlerë prej 230 mijë eurosh, toka në vlerë prej 45 mijë eurosh, si dhe 3200 euro para të gatshme në bankë.

Pas Kelmendit me pasuri aktualisht prin kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri dhe pasuria, të cilën ky e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, është më e madhe se 7 milionë euro.

Ai ka deklaruar se ka në pronësi 4 shtëpi në vlerë prej 1 milion e 360 mijë eurosh, si dhe një sipërfaqe të madhe të tokës në vlerë prej 6.2 milionë eurosh

Lexo edhe:

Komentet

fery16/06/2017 01:58

Keta shqiptar te qorroditur qe vehtes i thone shqiptar , gjejne mundesi qe per zyrtar dhe vehten e tyre te ndajne paga mujore prej 3000-3500 € ne muaj si psh. ambasadoren e Kosoves ne SHBA , Vlora Citakun ose rektorin e Univerzitetit te Prishtines Marjan Demaj , e shume te tjere ,kane mundesi te krijojne dhe gjejne hapsira ligjore per meditje maramendese jashte shtetit , cfrytezoje vetura luksoze , paguajne shofer e bodigard, sekretaresha me IPhone te shtrenjta , etj etj por , nuk gjejne hapsire ligjore tu ndajne pensione atyre pensionisteve qe ne vitet e 90-ta u debuan dhuneshem e njianshem nga organet e dhuneshme serbe, nga vendet e tyre te punes pse nuk e pranuan shtetin serb si te tyre dhe keshtu , nuk arritem ti kene 15 vite kontributpagues.Sot , keta persona , dikur te debuar nga vendet e punes nga administrata e dhuneshme serbe , per arsye te nji skeme idioteske pensionale te perpiluar nga po jeta te degjeneruar, nga pushtetar hajdut, pse nuk kane mundur te kene 15 vite kontributpagues para vitit 1990 ,sot marrin pensione 75 € ne muaj.Ironia me e madhe eshte se kjo m...skeme pensionale nuk vlene per ata puntor qe kishin punuar vetem ne arsim ( neper shtepi private ) dhe shendetesi por ,i nenshtrohen gjithe te tjeret. Me kete skeme pensionale asnjerit pensionist te kesaje kategorie nuk u pranohen as dipomat univerzitare ose titujt akademik por , gjithe ata jane te deryruar ( sipas ligjit ) ta pranojne pensionin 75 € ne muaj edhe nese para vitit 1990 ndonjeri nga ata ka qene ne maredhenje pune 14 vite, 11 muaj e 29 dite pra , edhe nese i mungon vetem nji dite dhe ka titull akademik, ai do ti nenshtrohet kesaje skeme te qorroditur pensionale dhe do te jete i detyruar te pranoje pensionin 75 € ne muaj. Diskriminim dhe racizem te ngjajeshem zor se njeriu mund te gjeje diku tjeter ne Europe dhe ne bote. Kjo armate e madhe e ketyre pensionisteve te sodit ne Kosove, qe marrin pensione prej 75 € ne muaj , eshte surrari i vertet i miljonereve dhe lordeve te paseluftes se Kosoves ...!

Ali Ahmeti & 3%15/06/2017 16:12

Ali Ahmeti eshte politikan shqiptar i Maqedonise dhe jo I Kosoves,sidoqofte ai eshte nga me te miret ne kete liste...2 me te keqinjte ne kete liste jane Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi,qe super vjedhjet e tyre i kane filluar shume vite para luftes, duke vjedhur djersen e emigranteve te Kosoves, ku secili emigrant nga Kosova,jepte 3% te rroges se tij, ne ndihme te qeverise dhe popullit te Kosoves.Natyrisht gjate luftes dhane edhe shume me shume se 3%. Djersa e tyre u keqperdor ,u vodh nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa

ferx15/06/2017 15:00

Egzakte Vesa mirepo , per ta justifikuar zhvatjen e aseteve shtetrore te Kosoves dhe popullin e saje keta faqelarem thoshin se " kjo qe po ndodhe ne Kosove eshte sindrom i Shqipërisë " por, koha do te tregoje se si vjedhjet tashe e 27 vite qe po i behen Shqipërisë nga politika dhe oligarket te degjeneruar por edhe mega vjedhjet qe ndodhen ne Kosove nga kriminel te sojit te vete , sot e 17 vite , e qe ne dy shtetet u percollen edhe me spektakle teatralo-mediatike, s jane gje tjeter vec nji sindrom i kulluar i Serbise ...!

dikush15/06/2017 11:39

Ne fotografite e ekspozuara ketu si parexhijte me te medhej te Kosoves, vec politikaneve, po shoh edhe fytyrat e disa gazetareve si Baton Haxhiu. Me interes edhe per qytetaret e Shqiperise, do te ishte se si jane pasuruar gazetaret pasi edhe ne Shqiperi kemi gazetare pasanike. Qe me biznesin e mediave, ne vende te medha me mbi 50 milione banore, jane pasuruar shume biznesmene qe edhe nuk kane pasur lidhje me gazetarine, kjo edhe mund te shpjegohet edhe me tirrazhin e gazetave apo shikueshmerine e televizioneve, po c'ne te pasurohen gazetare ne Shqiperi apo ne Kosove, vende qe kane njeqind media e tirazhin te kufizuar per jo me teper se 2 milion banore ?

fery15/06/2017 10:42

Eshte genjeshter e paster....Pasuria e politikaneve te Kosoves dhe njerezeve qe sillen rrethe politikaneve te kosoves kane shume me teper pusuri te politikaneve ne emer te tyre dhe sillet rrethe 10 fishe me e madhe se 300 miljon euro sa po pretendohet te plasohet ne media e opinion ...Pasuria e politikaneve te Kosoves ose , pasuria e perfitueseve te luftes , e qe pase luftes u shendruan ne lord te luftes ne kosove, eshte hiq me pak se 3 miljard €

Vesa15/06/2017 10:08

Hajdute e gjakpires edhe keta njejte me keta te shqiperise.Duket qenka geni.

Shto koment