FOTO/ Policia e Kosovës “pushton” Shkodrën

FOTO/ Policia e Kosovës “pushton” Shkodrën

12:53, 06/10/2016
A+ Aa A-
Rendi dhe siguria në stadiumin “Loro Boriçi” ku luhet sonte Kosove-Kroaci do të ruhet nga forcat e policisë që kanë ardhur nga Kosova.

Shumë efektivë dhe mjete janë parë në qytetin e Shkodrës siç dëshmohet dhe në foto.

Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë sot skuadrën përfaqësuese të Kosovës, e cila do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2018.

Pas barazimit me Finlandën në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, skuadra e Albert Bunjakut do të kërkojë që të marrë një tjetër rezultat pozitiv.

Ndërsa futbollistët po përgatiten për këtë përballje, në Prishtinë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit, arsyeja që detyrojnë Kosovën të luajë ndeshjen e saj në Shkodër.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco