Maqedonia në ankth, ja kur do bëhet qeveria e re

Maqedonia në ankth, ja kur do bëhet qeveria e re

21:48, 26/05/2017
A+ Aa A-

Nëse nesër Kongresi i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë përfundon me kohë pas saj do të kemi takime me partitë që janë pretende për pjesëmarrje në Qeveri.

Nëse kjo nuk bëhet nesër, më së voni do të dihet të dielën, kështu bëri të ditur kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të takimeve me BDI-në, koalicionin Aleancën për Shqiptarët dhe Rilindjen me Besë.

Sot jam takuar me Ali Ahmetin, Zijjadin Selën dhe përfaqësuesit e Lëvizjes BESA për të finalizuar bisedimet për përbërjen e re të Qeverisë. Bisedime janë nga përfundimi por se ende nuk mund të flasim për përbërje të Qeverisë. Presim që të gjitha partitë të jenë pjesë e Qeverisë por kjo do të kuptohet nesër ose më së voni deri të dielën.

Edhe nesër do të ketë takime me partitë nëse Kongresi i LSDM-së përfundon me kohë si është paraparë, nëse jo atëherë bisedimet ndërpartike do të vazhdojnë të dielën në mëngjes”, tha Zaev njofton Portalb.mk

Përndryshe, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu pas takimi të liderit të kësaj partie, Bilall Kasami me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev është shprehur se ende nuk ka marrëveshje ndërmjet partive dhe se nuk largohen nga kërkesat të cilat ia kanë parashtruar LSDM-së si kusht për pjesëmarrje në Qeveri.

Ndërsa sot në selinë e LSDM-së u mbajt takim mes liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev dhe kryetarëve të BDI-së Ali Ahmeti dhe të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ku siç thuhet, janë dakorduar hollësirat e fundit për përbërjen më të re qeveritare.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit tha se ata dhe palët tjera janë të interesuara që sa më shpejtë të përfundojë ky kapitull dhe të formohet qeveria e re.

Lidhur me Lëvizjen Besa, Ahmeti tha se ai nuk ka njohuri mbi zhvillimet e bisedimeve mes tyre dhe LSDM-së, sepse siç tha, ata po bisedojnë veçmas prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco