DETAJET/ Zarf me tritol ndaj ish-Kryeministrit grek, Benzi ka qenë me xhama të blinduar

DETAJET/ Zarf me tritol ndaj ish-Kryeministrit grek, Benzi ka qenë me xhama të blinduar

18:54, 25/05/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri i Greqisë Lukas Papademos ka rënë pre e një atentati me eksploziv pasditen e sotme në Athinë. Në momentin që ai ishte brenda makinës së tij Mercedec-Benz, pati një shpërthim ku mbeti i plagosur në bark dhe në këmbë ish-Kryeministri dhe shoferi i tij.

Mediat greke raportojnë se Papademos sapo hapi një zarf ndodhi shpërthimi. Në këtë zarf kishte lëndë shpërthyese, por nuk dihet ende sasia e saktë. Dritaret e makinës së ish-Kryeministrit grek janë antiplumb dhe nuk u thyen, por u hapën jastëkët e ajrit për shkak të makinës. Raportohet se Lukas Papademos është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi i tij është jashtë rrezikut për jetën.

Makina ka qenë në lëvizje në momentin që ish-Kryeministri i Greqisë hapi zarfin dhe ndodhi shpërthimi. Forca të shumta policore rrethuan zonën dhe kanë nisur hetimet. Paraprakisht ky rast po trajtohet si sulm terrorist nga një organizatë ekstremiste në Greqi, e cila më parë ka kryer edhe sulme të tjera.

Lukas Papademos ka qenë Kryeministër i qeverisë teknike në Greqi nga nëntor 2011 deri në maj 2012. Ai ka qenë gjithashtu zv/Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane dhe Guvernator i Bankës së Greqisë. /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco