Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-FOTO/ Shpërthim në makinën e ish-Kryeministrit të Greqisë, plagoset Lukas Papademos dhe shoferi i tij

VIDEO-FOTO/ Shpërthim në makinën e ish-Kryeministrit të Greqisë, plagoset Lukas Papademos dhe shoferi i tij

18:24, 25/05/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri i Greqisë Lukas Papademos 69 vjeç ka mbetur i plagosur pas një shpërthimi në automjetin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë pasditen e sotme.

Mediat greke raportojnë se në makinën e ish-Kryeministrit grek pati një shpërthim nga një lëndë ende e papërcaktuar dhe menjëherë u hapën jastëkët e ajrit. Shpërthimi ndodhi kur ish-kryeministri hapi një zarf, brenda të cilit kishte material shpërthyes.

Të plagosur mbetën ish-Kryeiministri grek dhe shoferi i tij. Papademos pësoi dëmtime në bark dhe në këmbë. Të dy ndodhen në spital duke marrë trajtimin e nevojshëm.

Forca të shumta policie shkuan në zonën ku ndodhi shpërthimi dhe kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Sipas hetimeve paraprake, zarfi me lëndë eksplozive për ish-Kryeministrin Papademos ka qenë një shenjë paralajmërimi.

Papademos, me profesion ekonomist, ka qenë Kryeministër i qeverisë teknike nga nëntori 2011 deri në maj 2012.

Më parë ka qenë zv/President i Bankës Qëndrore Europiane nga viti 2002 deri në vitin 2010 dhe Guvernator i Bankës së Greqisë nga viti 1994 deri në vitin 2002./SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco