Ngjarjet në Kumanovë/ Greqia ekstradon ish-kreun e antiterrorist maqedonas

Ngjarjet në Kumanovë/ Greqia ekstradon ish-kreun e antiterrorist maqedonas

14:57, 25/05/2017
A+ Aa A-

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë greke vendosi ekstradimin në Maqedoni të 30-vjeçarit, Dergian Vukoviç, ish-komandantit i Njësisë Speciale të Antiterrorizmit që udhëhoqi operacionin kundër grupit shqiptar të Kumanovës në 9 Maj 2015.

Kolegji pranoi rekomandimin e Zv/ Prokurorit, Panagiotis Karagiannis dhe refuzoi kërkesën e 30 vjet për mosekstradim.

Në shtator të 2016-ës ai u arrestua nga autoritetet maqedonase pasi në makinën e tij u gjet një "bombë M93 dhe 805 gram marihuanë", por megjithatë u arratis dhe shkoi në Greqi, ku u kap nga policia greke.

Gjatë qeverisjes Gruevski, Vukoviç shihej si hero por me ndryshimin e qendrave të pushtetit, pozitat e tij janë rënduar. Vukoviç ka hedhur poshtë akuzat dhe e ka quajtur kurth të ngritur ndaj tij.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë ndodhi një përleshje e armatosur ndërmjet një grupi shqiptarësh dhe forcave policore të Maqedonisë, ku u vranë 8 policë, u lënduan 42 dhe u vranë 10 anëtarë të grupit të armatosur. Kumanova ishte një nga qytetet në qendër të konfliktit të armatosur të vitit 2001 midis kryengritësve të armatosur shqiptarë dhe forcave maqedonase të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco