Zaev: Në fillim të javës Maqedonia do të ketë qeveri të re

Zaev: Në fillim të javës Maqedonia do të ketë qeveri të re

10:18, 25/05/2017
A+ Aa A-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, mbrëmë në Bruksel pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherini, në një deklaratë për media tha se ai shpreson që në fillim të javës së ardhshme do të ketë qeveri të re.

Në takim është biseduar për projektet rajonale, për mbështetjen për projektet infrastrukturore që janë në fazë të ndërtimit dhe në fazë të aplikimit.

Në pyetjen se deri ku kanë arritur bisedimet për formim të qeverisë së re dhe nëse Besa do të jetë pjesë e saj, Zaev tha se me partitë tjera është më afër me bisedime dhe ndarjen e resoreve dhe deri në vendosshmërinë e kuadrove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco