Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ambasadorja e BE,  politikanëve kosovarë: Dështuat dhe po kërkoni 'kurban' diku tjetër

Ambasadorja e BE, politikanëve kosovarë: Dështuat dhe po kërkoni 'kurban' diku tjetër

07:53, 25/05/2017
A+ Aa A-

Politikanët në mënyrë të përsëritur kanë dështuar ta ratifikojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e zi, prandaj përgjegjësia është e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu ka thënë shefja e Bashkimit Evropian për Kosovë, Natalia Apostolova, kur është pyetur për akuzat e fundit të presidentit Hashim Thaçi drejtuar zyrtarëve të Brukselit.

Thaçi kishte kritikuar ashpër BE-në për mungesë vizioni e guximi, në vizitën e fundit në Austri. Sipas shefit të shtetit, edhe kriteri i demarkacionit është vendosur padrejtësisht në momentet e fundit, duke ia pamundësuar Kosovës liberalizimin e vizave.

Gjatë një bisede për “Kohën Ditore”, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Apostolova, ka theksuar se fushata parazgjedhore po shfrytëzohet nga politikanët për të shmangur vëmendjen duke kërkuar “kurban” diku tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

veri gjakova25/05/2017 08:12

Vazhdoni kenaqni kelyshet e rusise me tokat e shqipnise, prandaj jeni e brengosur ?!, akoma nuk shikoni, po ku te shikoni? shih e shkruaj kush flet e ne emr te kujt flet (evropes, qe ka marre tatpjeten).

Shto koment

Denonco