Ekspertët: Skandal, dënimi me kusht i huliganëve që dhunuan parlamentin maqedonas

Ekspertët: Skandal, dënimi me kusht i huliganëve që dhunuan parlamentin maqedonas

09:52, 24/05/2017
A+ Aa A-

Dënimi me kusht për disa nga dhunuesit që rrahën deputetë, për ekspertët juridikë është skandaloz. Ish prokurori Aleksandar Nakov konsideron se të akuzuarit patjetër të gjykohen për vepra të ndryshme e jo të vendosen në një “thes” dhe me të njëjtën akuzë.

“E pakënaqshme është edhe vetë akuza. Vetë procedura e shkurtuar dhe aktgjykimi i miratuar për mua është tejet skandaloz. Kisha rastin t’i shoh filmimet ku qartë shihet veprimi i tyre në mënyrë individuale dhe në veprime që nuk nënkuptojnë “pjesëmarrje në turmë”, por janë vepra më të rënda penale” deklaroi ish prokurori publik Aleksandar Nakov, njofton Alsat-M.

Ndërkohë Besa Arifi e cilëson si kontrovers vendimin e gjykatës, i cili tregon qartë për domosdoshmërinë e reformimit të gjyqësorit.

Nëse aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm, nuk do të ketë hapësirë për rikualifikim të veprës, kështu që të gjykuarit nuk do të mund të përgjigjen për vepra më serioze penale. Standardet e ndryshme të prokurorëve dhe gjykatës dolën në sipërfaqe kur protestuesit për rastin “Monstra” morën dënim prej dy vjet e gjysmë për thyerjen e dritareve të Gjykatës, ndërsa sulmuesit e deputetëve morën dënime minimale edhe atë me kusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco