Ahmeti garanton: Deklarata shqiptare është e përfshirë në programin qeverisës

Ahmeti garanton: Deklarata shqiptare është e përfshirë në programin qeverisës

08:06, 24/05/2017
A+ Aa A-

Lideri i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël ka siguruar se deklarat e përbashkët e partive politike shqiptare do të jetë e përfshirë në programin qeveritar.

“Sa i takon Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare, ajo është një deklaratë programore e cila është e përfshirë në të gjitha programet e partive politike shqiptare dhe unë nuk mendoj që paraqet as rrezik, po as edhe ndonjë anashkalim të çështjeve që kanë të bëjnë me perspektivën dhe stabilitetin e vendit dhe të shtetit”, theksoi Ahmeti.

Ai mes tjerash tha se deklarata është në të mirë të Republikës së Maqedonisë dhe është në të mirë të rajonit dhe ka çështje shumë të rëndësishme siç është anëtarësimi i vendit në NATO, në BE, zhvillimi ekonomik, zhvillimi i barabartë i rajoneve.

“Nuk ka asgjë të keqe në deklaratën e përbashkët, dhe pikat kryeasore të asaj deklarate janë të përfshira në programin qeveritar. Po ka çështje në atë deklaratë politike të cilat do të shtrohen për diskutim publik, dhe nuk është fshehtësi”, tha mes tjerash Ali Ahmeti./TetovaSot/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco