Qeveria e re e Maqedonisë, Zaevi takohet me Ziadin Selën, pritet konferencë shtypi

Qeveria e re e Maqedonisë, Zaevi takohet me Ziadin Selën, pritet konferencë shtypi

09:35, 22/05/2017
A+ Aa A-

Zoran Zaev sot do tëi fillojë takimet me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ky i fundit sot do të paraqitet edhe në një konferencë për shtyp, pas asaj që përjetoi më 27 prill në Kuvend.

Nga LSDM informuan se dje kanë kryer kontrolle brendapartiake, ndërsa takime ndërpartiake për momentin nuk kanë planifikuar. Nga Lëvizja Besa thonë se, grupet e punës dje kanë punuar për përafrimin e qëndrimeve pas bisedimeve të djeshme me Socialdemokratët.

Për momentin përfaqësuesit e të gjitha partive kanë deklaruar se nuk është biseduar për kërkesa konkrete, por për parime mbi të cilat duhet të formohet qeveria e re, shkruan Telegraf, Maqedoni.

Zaev ka afat 20 ditë që nga marrja e mandatit të formojë qeverinë e re, por ai ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhë më herët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco