'Nuk ka komb kosovar, siç nuk ka komb spanjoll'

'Nuk ka komb kosovar, siç nuk ka komb spanjoll'

08:10, 22/05/2017
A+ Aa A-

"Nuk mund të ketë komb kosovar, por vetëm shtetas të Kosovës”. Kështu ka deklaruar profesori i së drejtës ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, në emisionin CODEX të KTV-së.

I pyetur rreth tezës së kombit kosovar, Gruda ka thënë se ata që avokojnë këtë tezë, e kanë të vështirë ta mbrojnë atë, pasi që nuk mund të ketë komb kosovar, ashtu siç nuk ka pasur komb sovjetik, apo siç nuk ka as sot komb spanjoll.

Këto qëndrime, Gruda i ka mbajtur duke komentuar librin e autorit italian të shekullit të XIX-të, Pasquale Fiore, "Traktat i të Drejtës Ndërkombëtare Publike", të cilin ai e kishte sjellë si mysafir në emisionin CODEX të Kohavision-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery04/06/2017 16:00

N. Spahiu , H.Matoshi & Coo qe e kishin henger dikur nga nji luge hallve , ende shpresojne se idhulli i tyre i dashur Shoku Tito , nji dite do tu kethehet dhe , ata ateher s do të kene nevoje të deklarohen as si shqiptar , as si kosovar por , do të deklarohen jugosllav

fery23/05/2017 09:48

Nuk ka komb kosovar...nuk ka patur kurre komb kosovar sikur qe edhe nuk do kete kurre komb kosovar...! Kombi kosovar eshte shpikur nga armiqte e shqiptareve , nga ata qe dhuneshem dhe padrejtesishte na ndane per te na sunduar me lehte por , edhe per ti okupuar teritoret tona , per ta rritur popullaten e tyre ne numer duke na shkombtarizuar dhe asimiluar ne grek, serb, malazez dhe maqedon para syve te Europes dhe me bekimin e Europes ... Shqiptareve kurre nuk ju lejua krijimi i Kishes Ortodokse Shqiptare , ne te vertet , Kisha Ortodokse Shqiptare me gjitha mjetet , me gjithe forcat u pengua nga fqinjet e saje por , fuqishem u pengua edhe nga Fuqite e Medha te Europes vetem per asryen se Europa kishte pranuar projektet memorandumiane te asgjesimit dhe asimilimit te kombit shqiptar te besimit ortodoks nga Kisha Ortodokse Greke , Serbe ,Maqedone dhe Malazeze.Shume shekuj me pare , shqiptaret katolik ishin asimiluar dhe ckombtarizuar ne kroat dhe slloven...sundimi 500 vjecar otoman ponjashtu per pasoje kishte asimilimin dhe ckombtarizimin e shqiptareve ortodoks dhe katolik ne otoman-mysliman.. Gjithe keta zotrij , perfaqesues te BE , te cilet vijne e shkojne duke na vizituar , dhuneshem po provojne te na imponojne qe ta pranojme kombin kosovar pa asnji kusht qe, ne te vertet , s jene gje tjeter vec se e njejta tentative e pushtueseve jugosllave te cilet per 50 vjete, ne shqiptaret ne ish jugosllavi,na kishin pagezuar si " siptari " kurse shqiptaret e Shqipërisë ishin " albanci " dhe , ne vend se qendrat vendimarrese te BE te investojne ne keto projekte per bashkimin e shqiptareve ne nji shtet , ata prekrhain projekte te corriditura duke cpikur per ne shqiptaret nji komb hibrid si ky " kosovar " ,qe mendojme se ne kohen e shekullit te 21 eshte nji budallalkek naiv dhe i madh sepse, mendojme se , energijte dhe parat (€) e BE ishte dashur te investohen ne bashkimin dhe emancipimin nacional te shqiptareve ne nji shtet dhe , kjo do te ishte ne dobi te shqiptareve por, edhe te BE , do te shume shume me korektne nga ana e BE dhe me e pranuesme per shqiptaret se sa insistimi i pranimit te shqiptareve te kosoves nje kombi kurre te qene -kombi kosovar ,do te ishte nga ana e BE permirsimi i nji gabimit historik ndaje shqiptareve me paramendim , popullut me te vjeter te Ballkanit dhe Europes nga ana e Fuqive re Medha qe na ishkaktoi gjate 150-200 viteve te shkuara...e jo BE te reshqet ne perseritjen edhe te nji gabimi tjeter ndaj shqiptareve te Kosoves , duke na emertuar si kosovar ( gjate 10.000 viteve te fundit ) qe, kurre nuk kishim qene...

Vojo22/05/2017 13:34

Ti ke te drejte po cti thuac nexhmedin spahiut me koleget e tij mercenare qe e mbeshtesin fantazine e komnit kosovare!

Shto koment

Denonco