Kosovë, PDK e LDK nuk i kanë publikuar ende listat e kandidatëve për deputetë

Kosovë, PDK e LDK nuk i kanë publikuar ende listat e kandidatëve për deputetë

07:25, 22/05/2017
A+ Aa A-

Dy partitë kryesore në Kosovë, PDK e LDK, si bartëse të dy koalicioneve parazgjedhore, nuk i kanë publikuar ende listat përfundimtare të kandidatëve të tyre për deputetë, të cilat janë dërguar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë thënë se vetëm udhëheqësit e partive i kanë listat dhe se gjithçka do të bëhet publike të hënën, kur përfundon afati i fundit për korrigjim e certifikim përfundimtar.

Express ka kontaktuar me disa zyrtarë të PDK-së e LDK-së, por askush s’ka guxuar t’i japë emrat e kandidatëve që gjenden në listat e tyre.

Në PDK kanë thënë se është në dorën e kryetarit të partisë, Kadri Veselit, ta bëjë publike listën finale.

Ndërkaq, në LDK kanë thënë se po bëhen disa korrigjime para se të publikohet lista lista. Në mesin e këtyre ndryshimeve përmendet kërkesa e presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit, që emri i tij të zhvendoset prej numrit 2 në numrin 50, me arsyetimin se ai dëshiron ta vendosë aty zëvendësin e tij, Korab Sejdiun.

Partitë e vogla të të dy koalicioneve, AAK, NISMA, AKR e Alternativa, i kanë publikuar vetëm emrat e kandidatëve për deputetë, por jo edhe renditjen e tyre në lista.

Partitë politike kanë dorëzuar listat preliminare të kandidatëve për deputetë të premten në mesnatë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të cilat do të mbahen më 11 qershor, garojnë tri blloqe të partive politike shqiptare. PDK-ja garon bashkë me AAK-në e Nismën për Kosovën, ndërsa LDK-ja ka lidhur koalicion me AKR-në dhe me Alternativën. Vetëm Vetëvendosje do të garojë e vetme në zgjedhje.

Janë tre kandidat për Kryeministër të vendit: Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti./Illyria

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco