Kandidati për kryeministër, Haradinaj: Administratën që nuk punon e çojmë në shtëpi

Kandidati për kryeministër, Haradinaj: Administratën që nuk punon e çojmë në shtëpi

14:38, 20/05/2017
A+ Aa A-

Kandidati për Kryeministër të Kosovës, i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka premtuar në Rahovec se kushdo që punon në administratën e Shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi. Ka thënë se nëse është nevoja do të zbarazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve.

“Nëse është nevoja krejt e zbrazim. Nuk na duhen shefa shumë. Kush nuk kryen punë shkon te shtëpia”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Këtë përgjigje, Haradinaj e ka dhënë duke folur për një problem të një bujku, i cili ka thënë se kanë probleme me administratën e Ministrisë së Bujqësisë.

Me këtë rast, Haradinaj ka folur edhe për shtesat për ata që kanë fëmijë, duke thënë se shtesa të tilla marrin qytetarët e Maqedonisë, Serbisë e Gjermanisë.

“Ka me ardh një ditë kur keni me i marrë shtesat për fëmijë”, ka premtuar Haradinaj, në Rahovec.

Kandidati për Kryeministër ka premtuar se do të largohet edhe pagesa në kufi për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

“E kemi marrë prej themelit punën”, ka thënë Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miku i Liut20/05/2017 17:22

RRESPEKTE per luftetarin kombetar Ramush Haradinaj, ardhja e tij si kryeminister i Kosoves do te pershpetoje BASHKIMIN E KOMBIT !

Shqiptar Kosove20/05/2017 16:17

Malsor e ke shume gabim. Kosoves tash i duhet nje udheheqes si Haradinaj, i cili ka deklaru qe nuk do lejoje votimin e demorkacionit,qei i fal token Malit te Zi, nuk do lejoje krijimin e Asosacionit me komuna serbe. Vetem kaq dhe mjafton , pa permend edhe te tjerat. Per administrate ka dhene prova, kur ka qene kryeminister per 3 muaj dikur. Eshte shume punetor,korrekt, dhe motivues. Nuk eshte ndonje intelektual i madh, nuk ka kapacitetin e Albin Kurtit, por ne kete kohe duhet qe Kosova te udhehiqet nga Ramushi Haradinaj, deri sa ti lajme hesapet me serbet, pastaj me vone ne nje kohe tjeter ,duhet person tjeter. E shikon qe edhe shtesa per femiej ka permend, pra deshiron te nxis natalitetin. Nuk eshte vetem mbeshtetje ekonomike por mbi te gjithe eshte akt patriotik. Do ishte humbje nqs Kosova sdo udhehiqej tani nga Ramushi apo Albin Kurti.

Lymi Personalitet20/05/2017 15:59

Bravo HARADINAJ ....!! Kshu duhet te jene shtetaret e vertete. Sabotatoret ne shpi dhe jo vetem sepse ekzistojnë edhe burgjet. Pyetja eshte kjo: Kur do ta kuptojne shtetaret e Tiranes kete gje ....?? Nuk zgjidhen problemet duke deklaruar qe nuk do te preket administrata.

Malsori 20/05/2017 14:59

Futja pordh edhe ti po. Cfar kryministri ti ky asht ne rradhen e hajdutave ne pritje plus. Ky organizon mir. Grupet kriminal per vrasje. Pengmarrje dhe. Gjitha me rrall ok. Ky. Esht. Ramushi i haredinave . Plus nuk. Esht. Qmen. Populli i kosoe me dhane ketu vot. Vllai i ti dauti ne gjith kosov grupet. Kriminal e permendi. Si shef i tyre per. Drog fajde vrasje pengmarrje plau. Gjan tjera. Eshte e vertet po se besoni nvetni ne kosov

Shto koment

Denonco