Përfundon takimi Ahmeti-Zaev, ja çfarë vendosën

Përfundon takimi Ahmeti-Zaev, ja çfarë vendosën

19:33, 19/05/2017
A+ Aa A-

Asgjë konkrete nga takimi i parë mes Ahmetit dhe Zaev, pasi ky i fundit e mori edhe zyrtarisht mandatin. Pas dy orëve bisedime, Ahmeti u largua nga selia e LSDM-së pa u prononcuar për media.

“Në periudhën që vjen do të intensifikohet dinamika dhe bisedimet në mes dy partive, përfshirë këtu edhe partitë që dhanë mbështetje për qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë, që më pas të kalohet në zgjidhje konkrete për postet dhe ministritë”, thuhet në kumtesën e LSDM.

Por zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov insiston se ndarja e resorëve nuk është më e rëndësishme se rikthimi i funksionimit të sistemit.

“Është e parëndësishme çështja e ndarjes së resorëve, apo ndarja personale e emrave dhe resorëve sipas partive politike. Ajo që është më e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, është që vendosim principe të funksionimit të sistemit, funksionimi i një qeverie që qytetarët do ta ndjenjë si të veten. Nëse mbeten principet e njëjta, apo  mënyra e njëjtë e funksionimit të sistemit dhe të qeverisjes, atëherë aspak nuk është e rëndësishme ndarja e resorëve dhe zgjidhja kadrovike”, tha Petre Shilegov, Zëdhënës i LSDM-së.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se pret që bisedimet të përfundojnë shpejtë. Menjëherë pas marrjes së mandatit, paralajmërimet nga shumica parlamentare ishin se bisedimet do të përfundojnë brenda 10 ditëve. /TV21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco