Zbulohet emrat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Zbulohet emrat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

14:16, 19/05/2017
A+ Aa A-

Listat e propozuara nga degët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kandidatë për deputetë, po duken të jenë shumë interesante.

Dega e PDK-së në Klinë, ka propozuar si kandidat për deputetë, këta emra: Sokol Bashota, Ramush Agushi, Haxhi Ibishi edhe Xhevdet Pantina, Qamile Citakun.

Derisa dega e PDK-së, në Vushtrri, ka propozuar si kandidatë që do të jenë në listën e kandidatëve për deputet, këta persona: Kurtan Kajtazi, Naim Hyseni, Xhevahire Izmaku, Qerim Selimi, Gani Imeri, Ilmi Azemi, Isa Hajrizi.

Dega e PDK-së, në Lipjan, i ka propozuar këta emra si kandidat për deputetë: Shukri Buja, Selvie Halimi, Florent Hoxha, Lulzim Rrustemi, Ylber Aliu dhe Petrit Kelmendi.

Ndërsa, nga dega e partisë së Veseli, në Istog, e kanë bërë vetëm një propozim. Ai është Shasivar Haxhijaj.

Dega e PDK-së, në Rahovec, si duket është përkujdesur që emrat e kandidatëve për deputetë të jenë më të veçantë. Kjo degë ka vendosur që ta propozoj për kandidat Andin Hotin – të birin e veprimtarit Ukshin Hoti dhe Beatrisa Pista–Demiri, motra e ish kandidatit të PDK-së në zgjedhjet e kaluara, i vrarë në rrethana misterioze.

Ndërkaq, të propozuarit nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Drenas, si kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, janë këta persona: Sala Berisha- Shala, Bislim Zogaj, Naim Bazaj dhe Shaip Muja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco