Haradinaj: Edhe nëse më rrëzojnë, unë çohem prapë

Haradinaj: Edhe nëse më rrëzojnë, unë çohem prapë

13:16, 19/05/2017
A+ Aa A-

Krijimi i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA ka nxitur reagime të shumta. E, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë për këtë koalicion.

I pyetur se a ka frikë se PDK-ja në të ardhmen do të votojë mocionin kundër AAK-së, Haradinaj tha se nuk e ka problem këtë.

“Nuk e ka problem për këtë. Unë edhe nëse më rrëzojnë çohem prapë. Unë ashtu jam, rrëzohem e çohem”, tha Haradinaj në konferencën ku u prezantua aderimi i gazetarit Arbër Vllahiu në AAK.

Haradinaj është i nominuar për postin e kryeministrit nga ky koalicion parazgjedhor. 

Kujtojmë se AAK është në koalicion parazgjedhor me PDK-në e Nismën, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën.

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që në zgjedhje e 11 qershorit të garojë e vetme./Gazeta express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco