Deputetë serbë nuk do ta votojnë Ligjin për Trepçën

Deputetë serbë nuk do ta votojnë Ligjin për Trepçën

10:32, 06/10/2016
A+ Aa A-

Shefi i Grupit parlamentar i Listës Srpska, Slavko Simiq ka thënë se deputetë serbë në Parlamentin e Kosovës do të votojnë kundër projektligjit të propozuar për Trepçën, transmeton Koha.net.

Simiq në deklaratën për agjencinë Beta ka vlerësuar se ky projektligj “në mënyrë perfide e ilegale përpiqet at nacionalizojë kombinatin Trepça".

"Kur është fjala për Trepçën, dëshirojmë që Prishtina të udhëhiqet me logjikën e konstruktivitetit dhe të refuzimit të çdo lloj tendencash e përpjekjesh të njëanshme për të ndryshuar të drejtat pronësore e të strukturat organizative", ka thënë Simiq.

Ai ka vlerësuar se këtë projektligj e sheh vetëm si problem politik.
"Për këtë arsye do të ndërmarrim masa politike që ta përfshijmë bashkësinë ndërkombëtare, ta përfshijmë Beogradin e Prishtinën dhe kështu të nxisim dialog objektiv e konstruktiv, sepse të gjitha kapacitetet e Trepçës, edhe në veri e edhe një jug , janë resurset kryesore edhe për serbë e edhe për shqiptarë", ka vlerësuar Simiq.

Sipas vlerësimit të tij, për këtë arsye “është krejtësisht e vrazhdë” që me një ligj që përmban “gabim të madh strategjik t’ i japë legjitimitet Prishtinës të përvetësojë pasurinë e cila tashmë ka statusin e vet juridik ".
Projektligji për Trepçën pritet të miratohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco