Zyrtari amerikan: Kryeministri i ri i Kosovës të ketë më shumë guxim për Demarkacionin

Zyrtari amerikan: Kryeministri i ri i Kosovës të ketë më shumë guxim për Demarkacionin

14:24, 13/05/2017
A+ Aa A-

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budvë, ka thënë se shpreson që kryeministri i ardhshëm i Kosovës të ketë guximin ta miratojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Siç njoftojnë mediat e Podgoricës, Hoyt Yee ka thënë se shpreson që kryeministri i ri i Kosovës do të ketë më shumë guxim dhe do të miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, përcjellë gazetametro.net.

“Ne pamë një retorikë dhe politika nacionaliste, e pamë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në Republikën Serbe në Bosnje, ka kërcënime për shkëputje, turma që shpërtheu në parlamentin në Shkup, opozita në Mal të Zi, e cila ka bojkotuar parlamentin. Për të shmangur të gjitha këto, udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për reformat e nevojshme, por jopopullore në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës të kenë guximin për të miratuar Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi “, ka thënë Yee.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, sipas Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka forcuar konsistencën e politikës së dyerve të hapura, por edhe ka zbuluar vendosmërinë e Rusisë që të minojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit, duke filluar nga plani i rrezikshëm dhe i ulët për destabilizimin e Malit të Zi, nga mbështetja lëvizjeve në Bosnjë dhe nga përpjekjet për izolimin e Kosovës.

“Kemi qenë dëshmitarë të retorikës nxitëse dhe të politikave ndarëse, kemi parë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanë në Republika Srpska të cilët kërcënojnë me ndarje, turmën e tërbuar që pushtoi parlamentin në Shkup, opozitën në Mal të Zi, e cila po e bojkoton jetën parlamentare”, ka thënë Hoyt Yee, duke folur për rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Duhet theksuar se zv.ndihmës sekretari amerikan Yee, kishte bërë përpjekje maksimale që t’i bind liderët kosovarë që ta votojnë Demarkacionin. Ai përveç vizitave në Kosovë, kishte komunikuar disa herë me Isa Mustafën dhe Kadri Veselin, ku në një rast pothuajse kishte urdhëruar kryeministrin Mustafa, që ta procedonte Demarkacionin në Kuvend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco