FOTO/ Ambasadori amerikan dënon dhunën ndaj Arbana Xharrës

FOTO/ Ambasadori amerikan dënon dhunën ndaj Arbana Xharrës

12:24, 13/05/2017
A+ Aa A-

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dënuar ashpër kundër sulmit ndaj Arbana Xharrës. Ai ka thënë se është tmerruar nga akti brutal ndaj Xharrës, dhe ka kërkuar që sulmuesit të sillen para drejtësisë.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se ata që e kryen sulmin ndaj Arbana Xharrës duhet të sillen para drejtësisë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai i ka dëshiruar Xharrës shërim sa më të shpejtë, duke shtuar se shpreson se sulmuesit do të kapen.

"I tmerruar nga sulmi brutal ndaj Arbana Xharrës. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe besoj se sulmuesit do të sillen shpejtë para drejtësisë", ka shkruar ambasadori amerikan.

Anëtarja me re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, është rrahur me mjete të forta të shtunën në orët e hershme të mëngjesit nga persona tash për tash të panjohur.

Policia ka njoftuar se sulmi ka ndodhur në afërsi të banesës së saj pas orës 01.00 pas mesnatës ndërmjet të premtes dhe të shtunës dhe Xharra nga lëndimet trupore që ka marrë është dërguar në spitalin e Prishtinës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nazemija13/05/2017 16:10

Njerëz që nuk e njohin historine e kombit shqipëtar është mire te përpiqen ta mësojnë. Një plesht te le pa gjume.

nazemija13/05/2017 16:04

Njerëz që nuk e njohin historine e kombit shqipëtar është mire te përpiqen ta mësojnë. Një plesht te le pa gjume.

Shto koment

Denonco