Çfarë deklaroi politikania Arbana Xharra, disa orë përpara se të rrihej

Çfarë deklaroi politikania Arbana Xharra, disa orë përpara se të rrihej

11:00, 13/05/2017
A+ Aa A-

Gazetarja dhe politikania kosovare Arbana Xhara, ka qene e ftuar ne emisionin Oktapod të Tyrjan Hyskës kete te premte, disa ore perpara se ajo te rrihej ne Kosove, perpara shtepise se saj. Ajo ka folur per situaten politike ne Kosove, per ndikimin rus ne rajon, per axhenden islamiste te Erdoganit, per rastet qe ata donin ta korruptonin. Me poshte do te gjeni edhe intervisten e zhvilluar mbreme ne Oktapod:

Hyska: Pse e more vendimin dhe si erdhe deri te ky vendim për ti thënë Kadri Veselit po? 

Arbana Xharra: 16 vite deri në 17 vite në gazetari, 8 vitet e para me temat e korrupsionit, më pas nga 2012 me temat e radikalizmit, kam qenë e përkushtuar gjithë këto vite, asnjëherë s'kam pas shkëputje nga gazetaria. Përkushtim shumë i madh normalisht se nuk mund të kesh demokraci pa media të lira dhe unë kam pare gjatë gjithë kësaj kohë te tranzicionit dhe ndikimin që ne kemi pasur sidomos te politikanët, shqetësimi i tyre kur dicka dilte në balli, mirëpo zgjaste një javë, 10 ditë, 1 muaj. Ka pasur raste kur janë inicju dhe procedura gjyqësore mirëpo erdhi një moment pas kërcënimeve sidomos këto të fundit që pata, gjithë ato shkrime për radikalizëm, gjithë ato shkrime për korrupsion, e pashë që e ndjeva nevojën të dal në anën tjetër të vendimmarrjes, të bëj përpjekje që kauzat e mia që kam qenë e angazhuar shumë gjatë ti shty në vendimmarrje. Duket një ekuacion i thjeshtë, 17 vite andej jam munduar por maksimumi cudia 1 javë zgjat. 

Hyska: Pyetja është pse PDK-ja dhe pse tani? 

Arbana Xharra: Nuk kisha kërkesë pozicion ministror as të futesha në listën zgjedhore por hapsirë. Hapsirë për këto tema të cilat kam punuar me përkushtim shumë të madh të shty përpara me vendimmarrje. Dua të përmend disa raste ku unë muajt e fundit jam marrë dhe me politikat e rajonit. Kur kishim një provokim nga Serbia me trenin i cili provoi të futej, unë shkruajta një letër për zyrën e BE-së në Serbi për shkak të propagandës serbe se policia kosovare po maltortonte serb, që nuk ishte e vërtetë. Një mike e imja e cila është një zonjë pozitare në Beograd më botoi letrën në gjuhën serbe dhe pati një reagim tmerrësisht të madh. Pse të mos kemi një zë nga brenda nga politika ku do të merremi edhe me këto tema. Po rritet ndikimi rus dhe nuk kemi asnjë politikan qe flet për shtrirjen e tyre. Jemi të rrethuar, po shihet reagimi i faktorizimit të shqiptarëve, të gjitha mediat sllave kryesisht thonë ‘’Shqipëria e madhe’’ mirëpo nuk flasim detajisht cfarë po ndodh me Rusinë, sesi po nis me urnizimin armativ në Serbi, sesi provoi nga Mali i Zi të organizoj pucin kundër Gjykanovicit mirëpo ndërpreu zinxhirin, sesi tentoi me Grojevskin. Në anën tjetër kemi jo Turqinë por Erdoganin i cili ka një axhend të tij islamiste.

Hyska: Mund të ma shpjegosh si është ky projekti Erdogan për Kosovën dhe për Shqipërinë ? 

Arbana Xharra: Radikalizmi nuk ka nisur me Erdoganin, ka nisur menjëherë pas lutës me orgnizata që kanë ardhur nga shtetet e lindjes. Nga 2011 deri në 2014 Erdogani përmes organizatave shtetërore tika ka ndërtuar 20 xhami në Kosovë të reja, ka bërë dhe rinovimin e rreth 30 xhamive ekzistuese që nga koha otomane. Post kësaj kemi rastin në Prizren me imamin në xhaminë në qendër, largon imamin kosovar dhe sjell një turk. Organizata Tika bën politikë përmes ambasadores turke, jo vetëm kësaj po dhe asaj që ishte. Tju tregoj dy raste të mia me të dyja ambasadoret. Ish ambasadorja bëri një letër të hapur ku unë reagov për mënyrën sesi po trajtohet Kosova, bëri një lëtër të hapur kundër meje në vitin 2013. Tashi së fundmi pak muaj me parë David Philips është një professor në Columbia University, një mik i imi nga New Yorku erdhi në Shkup dhe më kërkoi të shkoj të ligjëroj dhe më pas bëra një intervistë me të për ndikimin e Turqisë. Ai është në mbrojtje të Kurdëve, ka disa libra që ka publikuar dhe del me një letër të hapur ambasadorja turke se pse unë intervistova David Philips. Një ndërhyrje direkte në media dhe pastaj filloi të thoshte se ne jemi vellezër se nuk është e vërtetë dhe unë ju përgjigja se ne nuk jemi vellezër ... 

Hyska: Jemi të rrezikuar nga ‘’Otomnizmi’’ ?

Arbana Xharra: Jemi të rrezikuar nëse nuk do të ketë vendime politike. Unë kam kritikuar po ashtu qeverinë në Shqipëri. U kërkua të ndërtohet xhamia më e madhe në Ballkan në mes të Tiranës dhe u dha leje. Kemi nevojë për gjëra të tjera. Sot fëmijët tanë nëpër shkolla publike nuk kanë tualete, nuk kanë se ku të pinë ujë, të mos flasim për laburatore. Për cfarë ka nevojë Kosova ? Për vende pune. Projektet ekonomike gjatë procesit të privatizimit kanë dështu investimet turke.

Hyska: Ti ke hyrë në partinë e Hasim Thacit. Partia e cila Erdoganin e ka pasur vëlla.Si do vazhdosh ? 

Arbana Xharra: Sot kemi një lider të ri, i cili para pak kohësh ka dal publikisht në media dhe thotë se Kosova duhet të orientohet nga perëndimi. 

Hyska: Vëllai Erdogan aty do jet gjithësesi është ideja ... 

Arbana Xharra: Vllai Erdogan nuk duhet të jet, unë kam qëndrimet e mia. Ne nuk jemi vllezër. Ne duhet të kemi relacione bashkëpunim dhe partneritet. Në momentin që ai ka axhendë islamiste ne duhet të kundërshtojmë sepse po shfrytëzohet ambient i përshtatshëm i ndikimit jo vetëm në Kosovë, por dhe në Maqedoni përmes partisë Besa e cila për herë të parë u fut në zgjedhje pa komisionerë dhe fitoi 5 mandate. Nuk do ta pranojmë këtë platormë e cila është bërë. Dua të them më tej asaj që ne shohim. 

Hyska: Të kthehemi te angazhimi juaj i cili bëri shumë bujë. Në rrjete sociale cfarë nuk është thënë. Madje shumë tikuj kam dëgjuar dhe për ju që ju mbronin që nuk ka asnjëgjë të keqe ndërkohë që të tjerë thonin që dhe kjo e bëri paktin me djallin hyri në politikë do korruptohet, si je ndjerë gjatë këtyre ditëve ?

Arbana Xharra: Jam ndjerë keq nga disa miq të mi të cilët më njohin dhe më kanë parë gjatë gjithë këtyre 17 viteve. Nuk kam pas mundësi të korruptohem? Sa gazetarë njihni që janë korruptuar ? Kam përcjellë ekonominë për një kohë të gjatë. Kam pas takime me ndërrmarje publike.

Jo zarfe me para por kanë ardhur në redaksi kur ne kemi pasur një skandal të naftës kancerogjene dhe vjen pronari i kompanisë dhe më thotë më trego se sa para do të mos vazhdosh të botosh këto tekste. Ma ka thënë në zyrën time. Kam pas edhe kolegët e mi të cilët kanë qenë prezent. 

Hyska: Dhe nuk keni pranuar? 

Arbana Xharra: Nuk kam pranuar dhe kam vazhduar me shkrimet. Kam pasur tekste të tjera ku më kanë shmruar të ndalen tekstet dhe nuk kam bërë kompromis. Kam kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe të gjitha partitë politike po ashtu. 

Hyska: Është dikush që ju ka lënduar fakti që keni postuar ?

Arbana Xharra: Nuk dua të përmend.Kam pasur disa kolegë të mi që kam pasur marrdhënie shumë të mira ... I mirekuptoj deri në një masë por jo me fyerje jo me ofendime. Le të më japin kohë. Pse duhet të më kryqëzojnë. Unë dua të jem model ndryshe dhe dua të me japin kohë dhe të shohin se cfarë mund te bej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco