Sulmi ndaj Arbana Xharrës, flet policia e Kosovës

Sulmi ndaj Arbana Xharrës, flet policia e Kosovës

09:42, 13/05/2017
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me sulmin që i ndodhi gjatë natës Arbana Xharrës,. Policia thotë se po punohet në zbardhjen e këtij sulmi.

“Me datë 13 maj 2017 rreth orës 01:18, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për një rast sulmi fizik, i cili ka ndodhur në një lokacion në Rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar Njësitë Policore të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, duke dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se viktimë e sulmit ka qenë Aarbana Xharra”, thotë policia.

Sipas policisë, ish-gazetarja është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur deri më tani.

“Xharrës i është ofruar trajtimi mjekësor në QKUK, të cilët kanë vlerësuar se gjendja e saj është e qëndrueshme. Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, thotë policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco