Mustafa: Ata që sulmuan Arbana Xharrën, të sillen para drejtësisë

Mustafa: Ata që sulmuan Arbana Xharrën, të sillen para drejtësisë

09:28, 13/05/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra, e cila u sulmua dje në afërsi të së banesës së saj, përkatësisht në parking, pasi u kthye nga Tirana.

Mustafa ka thënë se sulmi ndaj Arbana Xharrës është akt i ulët dhe i turpshëm. Ai ka shkruar se kryesit e kësaj vepre duhet të sillen para drejtësisë, transmeton Express.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë. IM”.

Arbana Xharra u sulmua gjatë natës, pranë banesës së saj në Prishtinë, dhe më pas u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor. Gjendja e saj thuhet se është stabël, megjithatë, ende nuk dihet se kush e kreu sulmin ndaj saj./Gazeta express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco