Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Rrahja e Arbana Xharrës, reagon Presidenti: Jam i tronditur nga kjo që ndodhi

Rrahja e Arbana Xharrës, reagon Presidenti: Jam i tronditur nga kjo që ndodhi

09:32, 13/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Thaçi në Facebook ka shkruar se asgjë nuk e arsyeton sulmin ndaj Arbanës, duke kërkuar të zbardhet rasti.

"Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.

Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.

Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.

Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë" ka shkruar Thaçi në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

goni13/05/2017 11:24

Mire do te bejne po te rrahen ty se ti e meriton nje dru ashtu vence.......i bete trojet shqiptare te jene ne sherbim te MFIAs

FR13/05/2017 09:42

Shoku Thaqi hidherohet, por duke qene se keta sorosistet qe mbeshtesin agjenda liberale si puna e Zharres dallohen per prirje te vecanta, ka mundesi qe ajo vete ta kete perjetuar dhunen si forme masokizmi te brendshem dhe ne kuadrin e 13 majit, dites se solidaritetit nderkombetar te LGBT-ve dhe te soroisteve, thelle thelle t'i kete pelqyer druri. Keshtu qe Thaqi te flase pasi te kete folur vete Zharra ose se paku, pasi te jete shprehur Xhorxh Sorosi.

Shto koment

Denonco