Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Hoxhaj dënon sulmin ndaj Xharrës: S'e mbrojtëm dot një grua që ka mendime ndryshe

Hoxhaj dënon sulmin ndaj Xharrës: S'e mbrojtëm dot një grua që ka mendime ndryshe

09:01, 13/05/2017
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Xharra u sulmua gjatë natës, pranë banesës së saj në Prishtinë, dhe më pas u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.

Ministri Hoxhaj bën thirrje për dënimin e sulmuesve të Arbana Xharrës, dhe përmes këtij statusi, ministri bën me dije që shteti ka dështuar ta mbrojë një grua që t’i thotë mendimet ndryshe.

“Thellësisht i tronditur nga sulmi qyqar ndaj Arbana Xharrës. I shokuar nga ajo që mund 'ti ndodhë një gruaje, një nëne dhe mbi të gjitha një aktiviste të guximshme në tërë këto vite që nuk ka hezituar t'i thotë hapur dhe pa frikë gjërat të cilat i mendon. Kemi dështuar të tërë që nuk kemi mbrojtur një grua e cila i thotë mendimet ndryshe. Jotoleranca jonë ndaj njerëzve që nuk pajtohemi me ta po na shtyn drejt këtyre ngjarjeve të papranueshme. Mjaft më! Të bashkëndjejmë të gjithë. Ta dënojmë të gjithë! Sulmuesit para drejtësisë. Arbana, shërim të shpejt!”, shkruan Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco