Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

FOTO/ Gjendja e gazetares Arbana Xharra pas rrahjes brutale

FOTO/ Gjendja e gazetares Arbana Xharra pas rrahjes brutale

07:15, 13/05/2017
A+ Aa A-

Anëtarja e re e PDK-së, gazetarja e njohur në Kosovë, Arbana Xharra, është në gjendje stabël pas rrahjes në orët e para të së shtunës para banesës së saj në Prishtinë.

Gazetari i portalit Koha.net ka shkuar në QKUK dhe sipas informatave që ka marrë aty, mësohet se gjendja shëndetësore e Xharrës është stabël..

Për të përcjellë nga afër kanë ardhur familjarë të saj si dhe bashkëpartiakë nga PDK-ja, parti në të cilën ajo aderoi këtë javë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar minuta më herët për Koha.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe në QKUK Xharra është sjellë nga bashkëpartiakët e saj.

Koha.net ka siguruar fotografi nga gjendja aktuale e Xharrës.

Rreth orës 02:40 ajo ka lëshuar QKUK-në.

Interesimit të portalit Koha.net ajo i është përgjigjur se nuk mund të flasë në këto momente, por se do të deklarohet gjatë ditës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    per Gonin. 13/05/2017 13:02

    Gon , pastaj lajmet do na i jepish ti qe je i paster!!!!!!! Media nuk e ka problemin tek gazetaret por tek pronaret e tyre. Mos shkruaj ketu pa arsyetuar!

    Daj Jaku13/05/2017 09:02

    Përbindshat kundër një femre, gazetare, politikane. Oh sa më dhimbet kombi im, atdheu im, vehtja ime, oh sa turp me kenë shqiptar, nuk e nep kanuni me rrah nji femën. Shërim të shpejtë zonjës. Mos u tut nga kjo që të ndodhi, aq ma e fortë duhet të ndjehesh, aq ma krenare duhet të kthehesh.

    goni13/05/2017 07:29

    Keshu e duan keto ndyresi te mediave.......

    Shto koment

    Denonco