Përgjakja në parlamentin maqedonas, Shërbimi Sekret zhduk hardisqet nga kamerat e sigurisë

Përgjakja në parlamentin maqedonas, Shërbimi Sekret zhduk hardisqet nga kamerat e sigurisë

13:52, 12/05/2017
A+ Aa A-

Ministri i MPB-së, Agim Nuihu në emisisionin Rruga drejt, ka konfirmuar në lidhje me informacionet se janë vjedhur dhe janë zhdukur inçizimet nga kamerat e sigurisë në Parlament nga dhuna e përgjakshme që ndodhi më 27 prill, njofton TetovaSot.

Në lidhje me pyetjen e moderatores, se a është e vertetë se inçizimet nga kamerat e sigurisë janë marrë nga shërbimi sekret me qëllim që mos të zbulohet e vërteta për ngjarjet e 27 prillit.

Ministri Nuhiu ka thënë po, janë marrë nga dy punonjës nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim me urdhër të një eprori të lartë në këtij dikasteri.

“Po është e vertetë, dy punonjës të shërbimit sekret me urdhër nga nga një epror i lartë kanë marrë hardisqet nga kemerat e sigurisë. Por, MPB-ja ka siguruar hardisqet ndihmëse nga kamerat e sigurisë së Parlamentit. Ne jemi në dijeni për dy punonjësit dhe i kemi identifikuar dhe ndaj tyre do të vijojnë edhe procedurat e mëtejshme penale”, theksoi Nuhiu./TetovaSot/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco