Ministri Nuhiu zbulon sekretin tronditës: Dhuna në Maqedoni, skenar që Ivanovi të shpallte gjendjen e luftës

Ministri Nuhiu zbulon sekretin tronditës: Dhuna në Maqedoni, skenar që Ivanovi të shpallte gjendjen e luftës

13:44, 12/05/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu në emisionin Rruga Drejt, ka theksuar se natën e dhunshme më 27 prill në Parlament, disa policë nuk e kanë kryer detyrën e tyre. Ai ka konfirmuar se edhe dy punjonjës të DSK-së i kanë marrë hardisqet me qëllim që të zhdukin pamjet brenda Parlamentit nga kamerat e sigurisë.

“Dy punonjës kanë marrë urdhër nga një shef i lartë në DSK për të hyrë në parlament dhe për të marrë hardisqet; pasi i morën, për fat të mirë, ka pasur hardisqe rezervë dhe ne kemi arritur që sigurojmë video inçizimet nga kamerat e sigurisë. Kemi njohuri dhe kemi dijeni për dy personat dhe kemi hapur procedura”, përcjell TetovaSot intervistën e Ministrit të MPB-së. Agim Nuhiu.

Sipas tij, më 27 prill ka pasur një skenar që duhet të shërbejë si një rast për shpalljen e gjendjes së luftës nga Presidenti Ivanov.

“Skenari i cili sipas mendimit mendimit tim është për të goditur në Parlament. Ka edhe zëra që unë nuk i kam konfirmuar, se oficerët e policisë janë zmbrapsur nga ushtrimi i detyrimeve ligjore, pasi kishin dëgjuar se ata duhet të presin për disa kohë, në mënyrë që Presidenti të urdhërojë nxjerrjen ushtrisë dhe të shpall gjendjen e jashtëzakonshme “, ka thënë Nuhiu./TetovaSot/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco