Kosovë, vetëm 10 ditë fushatë për zgjedhjet e 11 qershorit

Kosovë, vetëm 10 ditë fushatë për zgjedhjet e 11 qershorit

07:04, 12/05/2017
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të nisë më 29 maj dhe të mbyllet më 9 qershor.

Për këto 10 ditë, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje mund të zhvillojnë aktivitetin, fushatën dhe propagandën politike, përfshirë edhe tubimet dhe debatet me qytetarët dhe mediat.

Subjektet politike të interesuara për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje nga data 11 deri më 18 maj, njofton KQZ.

Ndër vendimet e para të KQZ-së përfshihen edhe kushtet e vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve dhe çështjet tjera organizative.

KQZ e ka miratuar edhe buxhetin për zgjedhje, i cili kap shumën prej afër 5 milion eurosh.

KQZ i ka marrë këto vendime të enjten, ditën që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shpalli 11 qershorin si  datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Këto zgjedhje pasojnë vendimin e Presidentit Thaçi për shpërndarjen e Kuvendit, i cili erdhi pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përmes mocionit të inicuar nga opozita, e rrëzuan Qeverinë e Kosovës, një vit para përfundimit të mandatit kushtetues./Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco