Mogherini: Pas Brexit, integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor

Mogherini: Pas Brexit, integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor

17:49, 11/05/2017
A+ Aa A-

“Pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, Brukseli do të vijojë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Kjo deklaratë vjen nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme, Federica Mogherini, e cila tha se nuk preferon ta quajë këtë proces “zgjerim të bllokut”, por ribashkim të Europës.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtëme, Federica Mogherini, ka deklaruar se dalja e Britanisë nga unioni nuk do ta dobësojë bllokun evropian, por përkundrazi, Brukseli do të vijojë me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për prestigjiozen italiane “La Stampa”, shefja e diplomacisë europiane nënvizoi se këto vende e kanë shprehur aspiratën e tyre për antarësim në Bashkimin Europian dhe se procesi do të vazhdojë më tej.

“Jam e sigurt se e ardhmja e unionit nuk do të ndalet në shifrën e 27 anëtarëve, pasi ne do të kemi anëtarësime të reja. Kur them këtë, marr për bazë procesin e anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shumë persona e kanë cilësuar këtë proces si ‘zgjerim’, por unë preferoj që ta quaj ‘ribashkim i Europës’”.

Më tej, Mogherini foli edhe për ndasitë që ekzistojnë mes vendeve ballkanike.

“Besoj se vendet e Ballkanit, falë marrëdhënies që kanë me BE-në, kanë arritur që të kurojnë plagët e 20 viteve më parë. Ky udhëtim është i gjatë dhe i lodhshëm dhe rruga mund të mos jetë gjithmonë e drejtë. Por, unë jam e bindur se rruga do të vazhdojë dhe kjo falë faktit se çdo vend i Ballkanit ka një perspektivë të përbashkët, që është Bashkimi Europian”.

Në mbyllje, Mogherini, tha se zgjedhjet në Francë treguan se projekti i Bashkimi Europian do të vijojë edhe në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilmi gjeta12/05/2017 08:32

A ka rene avrupa ne doren e kesaj?!!!, Me mire vetem e dinjitoze se sa me lemosha e tallje lapanjoze.

Shto koment

Denonco