Komandand Baruti tregon për huliganin që dhunoi Selën: Një frikacak i madh

Komandand Baruti tregon për huliganin që dhunoi Selën: Një frikacak i madh

14:32, 11/05/2017
A+ Aa A-

Xhem Llamallari, i njohur ndryshe si komandant Baruti, ka komentuar arrestimin e huliganit i cili sulmoi liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Selën.

Sipas tij, Kire Gjeorgjievski është një frikacak i dëshmuar në shumë raste e sidomos në luftën e vitit 2001.

"Kire është frigacak i dëshmuar në shumë raste, sidomos në vitin 2001. Tipi që ka goditur Ziadin Selën, Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovskin, sot ka mbetur i vetmuar në qeli", ka thënë ai.

Kutjojmë se dy javë pas sulmit të dhunshëm në Parlamentin e Maqedonisë, janë shkarkuar nga detyra 6 policë.

Ndërkohë, sipas hetimeve, policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e personave të dhunshëm që sulmuan deputetët, përcjell "Ina". /albeu.com/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco